Botë

Zelensky i bën thirrje vendit që të përgatitet për sulmet ruse gjatë dimrit

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Ukraina duhet të “përgatitet” për sulmet ruse në infrastrukturën e saj këtë dimër, ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përmendur një rritje të mundshme të sulmeve.

“Ne duhet të përgatitemi për mundësinë që armiku të rrisë sulmet me dron ose raketa në infrastrukturën tonë”, tha ai.

“E gjithë vëmendja jonë duhet të përqendrohet në mbrojtjen e infrastrukturës, në atë që Ukraina mund të bëjë për të ndihmuar njerëzit tanë të kalojnë dimrin,” tha ai.

Ndërkohë, një delegacion i Ukrainës, i kryesuar nga Ministrja e Ekonomisë Julia Sviridenko, mbërriti në Uashington për të diskutuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe mbështetjen që mund t’i japin vendit.

Shefi i shtabit të Zelenskit, Andrii Yermak, i cili është pjesë e delegacionit, tha se do të zhvillojë bisedime me zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndër temat që do të diskutohen janë propozimet e presidentit ukrainas për përfundimin e luftës, forcimin e mbrojtjes së Ukrainës “dhe çështje të tjera të rëndësishme”, shtoi ai.