13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zelensky: Flota ruse në Detin e Zi nuk është më e sigurt

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se sulmet e fundit ukrainase i kanë bërë të pasigurta bazat e flotës ruse dhe korridoret detare në perëndim të Detit të Zi, përderisa trupat ukrainase po synojnë t’i dëbojnë forcat pushtuese të Kremlinit nga Gadishulli i Krimesë, raporton agjencia AP.

Krimea ofron mbështetje për përpjekjet e Moskës në fushëbetejën në perëndim dhe ky gadishull shpesh ka qenë cak i forcave ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Flota ruse më nuk është në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po tërhiqet nga Krimea”, pretendoi Zelensky, pa ofruar dëshmi. “Kjo është një arritje historike”.

Ukraina është e interesuar të dëshmojë se furnizimet miliarda dollarëshe me armë nga aleatët perëndimorë e kanë ndihmuar të bëjë progres në fushëbetejë.

Kievi është duke shtyrë aleatët të ofrojnë më tepër ndihmë ushtarake.

Zelensky, në një takim të Platformës së Krimesë, një forum diplomatik, ka thënë se forcat ukrainase nuk janë ende në gjendje të godasin ndonjë shënjestër në Krime, por po i afrohen kësaj.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se forcat e saja kanë shkatërruar tre dronë ujorë ukrainas në Detin e Zi të martën.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit