Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, për qëndrimin e Shqipërisë të mbajtur për agresionin rus ndaj ukrainasve.
Në një reagim në platformën “X”, presidenti i Ukrainës çmon mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij.
Ai gjithashtu tregon se Shqipëria ka marrë pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos.
Zelensky thekson se mbështetet në pjesëmarrjen aktive të partnerëve, ku bën pjesë edhe Shqipria.