Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen në emër të vendit të tij ndaj presidentit amerikan Biden dhe popullit amerikan për paketën e fundit prej 450 milionë dollarësh në ndihmë ushtarake.
Administrata Biden njoftoi të enjten ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, me Shtetet e Bashkuara që i dhanë vendit të goditur nga lufta katër sisteme të tjera raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera.
Paketa, e cila do të merret nga rezervat ekzistuese të Departamentit të Mbrojtjes, përfshin gjithashtu 18 anije patrullimi për monitorimin e brigjeve dhe lumenjve, si dhe armë të vogla.
“Ne i jemi mirënjohës presidentit të SHBA Joe Biden]dhe popullit amerikan për vendimin për të ofruar një paketë tjetër ndihme mbrojtëse prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën. Kjo mbështetje, duke përfshirë HIMARS shtesë, tani është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Zelenskz në Tëitter.
“Me përpjekje të përbashkëta do të çlirojmë tokën ukrainase nga agresori rus!”, përfundoi ai.