Karpenko, i cili më herët ishte komandant i Logjistikës së Forcave Tokësore të Ukrainës, zëvendësoi Oleh Huliaka, i cili kishte mbajtur postin që nga viti 2021, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Emërimi i tij është i fundit i presidentit në një seri ndryshimesh të personelit në ushtri, duke përfshirë emërimin e Oleksandr Syrskyi si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura në vend të Valerii Zaluzhnyit.