23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Zelensky emëron ish-kryeministrin si ministër të Mbrojtjes

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi që kryeministri Denys Shmyhal të emërohet ministër i Mbrojtjes, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit që ende ka nevojë për miratim parlamentar.

“Përvoja e gjerë e Denys Shmyhal padyshim do të jetë e dobishme për të si ministër i Mbrojtjes i Ukrainës”, tha Zelensky në një fjalim sonte, duke shtuar se planifikonte të emëronte Ministren e Ekonomisë, Yulia Sviridenko si kryeministre.

Denis Shmyhal, i cili u emërua kryeministër në vitin 2020, drejtoi qeverinë gjatë pandemisë së koronavirusit, përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

Ministri aktual i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të bëhet ambasador në Shtetet e Bashkuara, tha presidenti ukrainas javën e kaluar, transmeton  Telegrafi.

Riorganizimi më i gjerë që nga fillimi i pushtimit rus vjen pas muajsh pengesash për forcat ukrainase në vijat e frontit, dhe një përshkallëzimi të sulmeve ajrore ruse në qytete në të gjithë vendin.

Emërimi i Denys Shmyhal do të duhet të miratohet nga parlamenti, i cili mbështeti me shumicë dërrmuese Zelensky pas pushtimit rus dhe pritet ta bëjë këtë përsëri.

Të ngjashme

Të fundit