26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Zelensky e quan telefonatën me Trumpin si më të mirën gjatë kësaj kohe

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi telefonatën e tij të fundit me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, si “bisedën më të mirë gjatë kësaj kohe” në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmë.

“(Raketat) Patriot janë çelësi i mbrojtjes nga (raketat) balistike. Ne diskutuam disa çështje të tjera të rëndësishme që ekipet tona do t’i përpunojnë në detaje në takimet në të ardhmen e afërt”, tha Zelensky.

Të dy udhëheqësit folën më 4 korrik, duke rënë dakord të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës mes sulmeve të intensifikuara ruse, tha Zelensky më parë.

Një ditë para se të fliste me Zelenskyn, Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin në një përpjekje për të diskutuar përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Kjo ishte ndoshta biseda më e mirë në të gjithë këtë kohë, ishte në maksimum produktive. Diskutuam temën e mbrojtjes ajrore. Jam mirënjohës për gatishmërinë për të ndihmuar”, tha Zelensky, duke përshkruar telefonatën e tij me Trump.

Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe ShBA-së kanë qenë të tendosura më parë, pasi Shtëpia e Bardhë e shtyu Kievin të nënshkruante një marrëveshje fitimprurëse dypalëshe për mineralet dhe u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje paqeje me Moskën.

Telefonata e Zelenskyt me udhëheqësin e ShBA-së erdhi pas raportimeve se Uashingtoni për një ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Trump, më 3 korrik, mohoi se Uashingtoni ka ndaluar furnizimin me armë për Kievin.

Trump e përshkroi bisedën e tij të 3 korrikut me Putinin si zhgënjyese, duke thënë se telefonata “nuk bëri asnjë përparim” në ndalimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shkruan Kyiv Independent.

Të ngjashme

Të fundit