3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Zelensky: Duhet vullnet politik për t’i siguruar Kievit furnizime ushtarake

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje që ndërkombëtarët të dërgojnë furnizime ushtarake në mbështetje të Kievit.

“Duhet vullnet politik për t’i siguruar Ukrainës furnizimet e nevojshme ushtarake”, ka thënë Zelensky.

Ai gjithashtu nuk i ka kursyer edhe kritikat duke shtuar se një mbështetje e tillë është e domosdoshme që të mos futet në histori si një nga ngjarjet më të turpshme.

“Gjëra kryesore për të realizuar mbështetjen ushtarake është vullneti politik. Por nëse furnizimi me armë nuk vazhdon, kjo do të nënkuptoje shkrimin e një prej faqeve më të turpshme të historisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Më herët Zelensky është shprehur se vonesat në dërgimin e armëve dhe sistemeve të mbrojtjes në Ukrainë po çojnë në humbje jetësh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit