30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Zelensky do të shkojë me Von der Leyen në takimin me Trumpin në Uashington

- Advertisement -

Ursula von der Leyen do ta shoqërojë Volodymyr Zelenskyn nesër në Uashington.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja e Komisionit Evropian përmes një postimi në “X”, duke thënë se presidenti ukrainas kërkoi nga ajo që t’i bashkohej në takimin me Donald Trump.

Sipas saj, aty do të ketë edhe udhëheqës të tjerë evropianë, por nuk përmendi emra.

“Me kërkesë të presidentit  Zelensky, unë do të bashkohem me presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”, ka shkruar ajo

Të ngjashme

Të fundit