16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Zelensky diskuton korridoret alternative të eksportit të grurit me BE-në

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka diskutuar “korridoret” e mundshme alternative për eksportimin e grurit nga Ukraina me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha zyra e presidentit ukrainas.

Në korrik Rusia la një marrëveshje të mbështetur nga BE, e cila mundësoi që eksportet nga Ukraina të lundronin nga tre porte të miratuara të Detit të Zi.

Që atëherë, Kievi ka nisur atë që e quan një korridor të përkohshëm humanitar në Detin e Zi për eksportimin e grurit.

Zyra e Zelensky tha se ai dhe zonja von der Leyen, ranë dakord të mbanin “dialog konstruktiv” mbi përpjekjet për të hequr kufizimet e eksportit të grurit të vendosura nga disa nga shtetet fqinje të Ukrainës, raporton Sky News.

Të ngjashme

Të fundit