11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zelensky del me video për vizitën në Athinë ku pjesëmarrës ishte Kurti, s’e përmend Kosovën

- Advertisement -

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës, ka publikuar një video teksa ka folur për vizitat që i kishte në Evropë, përfshirë edhe atë në Athinë ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zelensky përmendi që kishte takime me liderët e shteteve pjesëmarrëse, pos me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet, përkundër se ka pasur zërave muajve të fundit se një gjë e tillë po shqyrtohet.

Megjithatë, kreu ukrainas nuk gjeti vend ta përmend Kosovën përkundër se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, si dhe ka dhënë mbështetje për Ukrainën.

”Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka, Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkan. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Ne kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, ka thënë ai në Twitter.

Gjatë qëndrimit në Athinë ka ndodhur vetëm një përshendetje e shkurtër në mes Kurtit dhe Zelenskyt, pa pasur ndonjë takim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit