-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Zelensky: Asgjë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e Ukrainës për të fituar luftën

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se asgjë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e Ukrainës për të fituar në luftën kundër Rusisë, një ditë pasi Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj për financimin e urgjencës për qeverinë federale të SHBA-së, por pa përfshirë një ndihmë të re për Ukrainën.

Gjithashtu, ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov theksoi se në një bisedë telefonike që ka pasur me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, ka marrë garanci se Kievi do të marrë ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Uashingtoni.

“Sekretari Austin më ka siguruar se mbështetja e SHBA për Ukrainën do të vazhdojë dhe se ushtarët ukrainas do të vazhdojnë të kenë mbështetje të fortë në fushën e betejës”, tha Umerov për X.

 

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko theksoi gjithashtu se qeveria ukrainase po punon me partnerët e saj amerikanë për të siguruar që vendimi i ri për buxhetin amerikan, i cili do të merret në 45 ditët e ardhshme, do të përfshijë fonde të reja për të ndihmuar Ukrainën. Ai u përpoq të siguronte ukrainasit për mbështetjen e ardhshme të SHBA, duke vënë në dukje se fondet e miratuara më parë nuk do të prekeshin.

SHBA – ja e ka ndihmuar Kievin më shumë se kushdo tjetër, duke lëshuar rreth 110 miliardë dollarë ndihmë civile dhe ushtarake që nga shkurti i vitit 2022.

Zelensky, në një fjalim të filmuar me rastin e Ditës së Mbrojtësit, nuk iu referua drejtpërdrejt votimit të djeshëm në Kongres, por përsëriti vendosmërinë e tij për të luftuar deri në fitore.

Siç tha ai, Ukraina do të pushojë së rezistuari vetëm ditën kur të fitojë. “Ndërsa i afrohemi fitores, çdo ditë themi: “Do të luftojmë për aq kohë sa të duhet”.

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua sot se Uashingtoni nuk do ta braktisë Ukrainën, duke theksuar se republikanët janë zotuar të miratojnë ndihmën shtesë për Ukrainën në një votim të veçantë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit