Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një mesazh në Twitter se nga 10 tetori, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin, shkruan The Guardian.
Duke i përshkruar sulmet ruse ndaj furnizimeve me energji elektrike si sulme terroriste ruse, Zelensky tha se “nuk kishte mbetur hapësirë për negociata me regjimin e Putinit”.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile. Disa zona të Kievit janë aktualisht pa energji elektrike dhe ujë.