Forcat ukrainase janë në kontroll në të gjitha frontet, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim.
Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë pasi komanda ushtarake e Ukrainës njoftoi se trupat ruse po përparonin pranë qytetit të rëndësishëm strategjik të Bakhmut (lindje), i cili ka qenë në qendër të sulmeve të rënda nga forcat pro-ruse.
Muajt e fundit, beteja në Bakhmut është bërë një nga më të ashprat e deritanishme të luftës, me banorët e detyruar të strehohen nën tokë dhe në kushte ngrirjeje.
Forcat ruse kanë shtyrë ofensivën e tyre në Ukrainën lindore ndërsa përpiqen të rrethojnë qytetin e vogël minerar Bakhmut.
Rusia po përpiqet të ndërpresë linjat e cenueshme të furnizimit të mbrojtësve ukrainas në qytet dhe t’i detyrojë ata të dorëzohen ose të tërhiqen.