Home Lajme Zekaj tregon se a është i ligjshëm emërimi i kryetarit të ri të KPM-së

Zekaj tregon se a është i ligjshëm emërimi i kryetarit të ri të KPM-së

0
Zekaj tregon se a është i ligjshëm emërimi i kryetarit të ri të KPM-së

Avokati, Yll Zekaj ka deklaruar se mbledhja e KPM-së, ka qenë e jashtëzakonshme deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Zekaj tregon se zgjedhja e kryetarit të ri të KPM-së dhe nënkryetarit është bërë me tri vota, përkatësisht me vota të vetë kandidatëve, kryetarit, nënkryetarit dhe një votë shtesë.

“Absolutisht që nga thirrja e këtij takimi të KPM-së dhe vetë procedurat, çdo gjë në këtë procedurë ishte e jashtëzakonshme, ftesa për seancë apo mbledhje të KPM-së ishte e jashtëzakonshme, shkarkimin De Facto të kryesuesit të deritanishëm Jeton Mehmeti, pra e gjithë procedura ishte e jashtëzakonshme dhe si e tillë ndodhi deri në fund deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të KPM-së, Ligji për Komisionin e Pavarur për Media është i qartë dhe aty thotë se çdo procedurë për inicimin dhe ndryshimin e rregulloreve apo akteve nënligjore të KPM-së duhet të del në konsultim publik. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të KPM-së u bë faktikisht me tri vota përkatësisht me vota të vetë kandidatëve, kryetarit dhe nënkryetarit dhe një votë shtesë për t`a mbërri atë minimumin e domosdoshëm për të kaluar propozimet apo nominimet për këtë zgjedhje që ndodhi sot”, ka deklaruar Zekaj në Tëvë1.

Sipas Zekës, kryetari i KPM-së duhet të zgjedhet pasi t`i kalon mandati.

“Fryma e ligjit e tregon që kryetari i KPM-së duhet të zgjedhet pasi që i njëjti faktikisht i kalon mandati apo i njëjti shkarkohet nga pozita e kryetarit dhe nuk mund të kemi një ndryshim të rregullores në të njëjtën mbledhje”, tha ai.

Exit mobile version