-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Zekaj: Qeveria Kurti s’ka arritur t’i bindë ndërkombëtarët për dështimet e sistemit të drejtësisë

- Advertisement -

Avokati, Yll Zekaj vlerëson se Qeveria Kurti nuk ka arritur që ta bindë faktorin ndërkombëtar se janë shterur të gjitha mjetet për një proces të thellë të Vettingut.

Zekaj e ka quajtur këtë si “dështim”.

“Nëse e shikojmë edhe Raportin e Progresit apo edhe Raportin për Kosovën, i cili gjithashtu pati potencuar më herët se ka qenë kundër Vettingut duke theksuar se duhet të shfrytëzohet njëherë forcimi i mekanizmave të brendshëm dhe tek atëherë, nëse këta nuk funksionojnë, atëherë të shkojmë te një Vetting. Dhe këtu Qeveria ka dështuar që ta dëshmojë te faktori ndërkombëtar, të ketë partneritet të afërt me faktorin ndërkombëtar, që të shpjegojë të gjitha dështimet të cilat kanë ndodhur në sistemin e drejtësisë”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Procesi i Vettingut dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme kanë marrë përkrahje nga Komisioni i Venecias para më shumë se një javë. /Teve1.info/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit