26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Zeka: Zemra e UÇK-së ka qenë Adem Jashari

- Advertisement -

lmi Zeka, që strehoi komandant, Adem Jasharin gjatë sulmit të parë në vitin 1991 thotë që familja Jashari është bazamenti më i fortë i lirisë.

Zeka thotë që sa do të ketë shqiptarë do të lexojnë për veprat dhe heroizmat e familjes Jashari.

“Adem Jashari, familja Jashari është bazamenti më i fortë i përjetësisë që sa do të ketë shqiptarë, por edhe nëse nuk do të ketë shqiptarë në këto troje, kanë me lexu libra dhe histori për të bëmat dhe heroizmat e kësaj familje dhe bashkëluftëtarëve të Adem Jashari që ne sot e gëzojmë lirinë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas tij, zemra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Adem Jashari.

“Trupi ka shumë gjymtyrë, dy organe i ka kryesore pa të cilat nuk funksionon truri dhe zemra. Zemra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Adem Jashari. Truri dhe mbështetja kryesore e UÇK-së ka qenë “Lëvizja Popullore e Kosovës” me fondin “Vendlindja thërret” me “Zërin e Kosovës” që ka qenë në kohën 98-99″, tha ai.

Gjatë vitit 1998 dhe 1999, Zeka thotë që propaganda ka qenë shumë e madhe, por që vetëm brenda një dite ai tregon që për fondin “Vendlindja thërret” janë mbledhur mbi 300 mijë franga zvicerane për ta ndihmuar luftën çlirimtare.

Të ngjashme

Të fundit