-0.5 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Zeka: Thaçi u arrestua me urdhrin e Angela Merkelit dhe Boris Johnsonit

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se pas procesit në Gjykatën Speciale në Hagë qëndrojnë interesa të fuqishme politike, duke përmendur veçanërisht Gjermaninë dhe Francën, të cilat sipas tij synojnë dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si organizatë.

Në Politiko, Zeka tha se ka pritur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë më fuqishëm ndaj këtij procesi.

“Kam pritur që SHBA-ja thjesht ta tërheqë personelin e saj nga Gjykata Speciale. Këtu nuk ka fare akuzë,” u shpreh ai.

Zeka theksoi se qëndrimet e tij i mbështet me bindje të plotë, duke kritikuar sjelljen e diplomatëve gjermanë.

“Kam guxim dhe e mbështes mendimin tim për sjelljet e ambasadorëve gjermanë, të cilët me mish e me shpirt po luftojnë që këta të dënohen. Nuk flas në hava,” deklaroi ai.

Ai shkoi edhe më tej me pretendimet e tij, duke thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi është arrestuar në Vjenë në kohën kur po udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Sipas Zekës, arrestimi ka ndodhur “me urdhër të Angela Merkelit dhe Boris Johnsonit të Britanisë”.

Të ngjashme

Të fundit