Kush ka humb si dinari, kush?”.
Ky është mbishkrimi që deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, mbante në bluzën e saj në njërën prej seancave të Kuvendit, duke i dalë në përkrahje insistimit të qeverisë në vendimin e saj për dinarin.
Në lidhje me këtë veprim të saj ka reaguar sot ish-deputeti Milaim Zeka.
Ky në një postim në Facebook, ka thënë se do të ishte më e udhës që Matoshi të flas për mungesën e sallave koncertale dhe për mjerimin që ka kapluar artin e kulturën në vend.
“Imagjinoni sa qesharak del xharrahi kur flet per pilotin, e piloti flet per syneti”, shkroi ai.
Postimi i plotë i Zekës:
Kesaj shoqes time i tregoje une se kush ka humbe si dinari, ama pas disa diteve. Mos po i humbet kesaj Sveqla, edhe Dejona…!!!
Ma mire ish kane qe kjo aktorja jone me fole per teatrin, per mungesen e sallave koncertale, me fole per mjerimin qe e ka kaplu artin e kulturen, se sa per dinarin.
Imagjinoni sa qesharak del xharrahi kur flet per pilotin, e piloti flet per syneti!.
https://www.facebook.com/share/p/aqHZ4dTF2Cu8sEPn/?mibextid=oFDknk