9.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Zeka: Shoku i klasës së Thaçit ka përgatitur dëshmitarë për të dëshmuar kundër tij

- Advertisement -

 

Gazetari Milaim Zeka ka hedhur dyshime se Faik Imeri, shoku i klasës së ish-presidentit Hashim Thaçi, ka përgatitur dëshmitarë për të dëshmuar kundër tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Madje, Zeka thotë se audi-incizimet e përgatitjes së dëshmitarëve ia ka treguar emisarit special të ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, transmeton Klankosova.tv.

“Kam shku në Tiranë dhe kam pasur një takim me Richard Grenell. Ka qenë edhe një shqiptar nga Londra. Kur e ka dëgjuar një video-incizim Grenelli, të cilin ia kam treguar i marr nga Prokuroria Speciale, ai me të vërtetë është shokuar. Ky adio-incizim përmban mënyrën e përgatitjes se si një agjent i lartë i BIA-s serbe, e që për fatin e keq është shqiptar, nga Drenica, shok i klasës me Hashim Thaçin, Faik Imeri, e ka përgatit Halit Sahitajn dhe shumë e shumë dëshmitarë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Njeri i cili ka mësuar në detaje se çfarë të deklarojë para Prokurorisë kundër ish-krerëve të arrestuar në Hagë”, tha Zeka për emisionin “Kosova Today”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit