Lajme

Zeka për Urën e Ibrit: Edhe me u çu krejt me protestu, pa u marrë vendim politik nuk hapet

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2024

Gazetari Milaim Zeka ishte pjesë e emisionit Politiko që nisi sezonin e ri me transmetim nga Veriu i Mitrvicës.

Për Zekën, shqetësuese është heshtja e serbëve të asaj zone përkundër ngjarjeve që po ndodhin atje.

“Jam shumë i frikësuar nga heshtja e serbëve, sepse iu kanë dashur 24 vite për ta kuptuar që ura e Ibrit hapet vetëm pas marrëveshjes politike në Washington apo Brukesel e në bazë të kësaj e kanë kuptuar që nuk kanë nevojë me protestu.   E pa u marr vendimi politik edhe 1 milionë e gjys shqiptar me dal nuk hapet”, deklaroi ai.