Analisti Milaim Zeka, ka komentuar rastin e zv.kryeministrit Besnik Bislimit, pasi nuk iu lejua hyrja në Beograd.
Zeka është shprehur se me këtë akt shteti serb pa dashje i ka bërë reklamë të mirë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se kjo konsiderohet si gatishmëri nga ana e palës kosovare për të shkuar në dialog.
“Aksidentalisht, padashje Vuciqi dhe Qeveria serbe i kanë bërë një reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe në opinionin serb duke mos lejuar zv.kryeministrin e parë d.m.th. kjo konsiderohet si gatishëmri nga ana e palës kosovare për me shku me marrë pjesë në bisedime në Beograd, e Serbia shpeshherë duke organizu komplote të tilla, duke mëndu që po bojnë diçka iu kthehet gjithmonë në boomerang”, tha Zeka.