16 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Zeka pas deklaratave të Kurtit: Ka degraduar drejtësia në këtë vend, nëse të targetojnë e sheh veten në bankën e të akuzuarve

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.

Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë është joefikas dhe i ngadaltë, vettingu sipas tij, është zgjidhja.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar gazetari dhe publicisti, Milaim Zeka.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se drejtësia ka degraduar në Kosovë.

 

 

“Po me tregon nje avokat nje nate se nje klient e tije e kane akuzu per veper penale, te lidhur me terrorizem, vetem pse gjate faljes te namazit, me nje xhami, paska thane tre here “Allahu akber”, ka shkruar ndër të tjera Zeka.

Reagimi i plotë:

Mu pas marre me kete pune, ma mire i kish pas punet Kosova.

A e dini se deri ku ashte degradu drejtesia ne kete vend? Nese ta ngjesin grepin, vetem kur e sheh vehten ne banken e te akuzuareve.

Po me tregon nje avokat nje nate se nje klient e tije e kane akuzu per veper penale, te lidhur me terrorizem, vetem pse gjate faljes te namazit, me nje xhami, paska thane tre here “Allahu akber”!

Dashnorja e njerit prej bosave me te medhenje te prokurorise, edhe kjo ne post shume te larte po ne prokurori, burri i saj 24 ore i pandashem me kete harambashin, ne baze te urdherave pas qirjes, hap hetime e akuzon njereze per lande te vitit 2000-2001. Ka inqizime per kete qe po flas, ka pergjime, ka edhe deklarata te te njerezeve nderkombetar. Per çeshtje etike, duke mos dashte me ja shkaterru familjen, une kam refuzu mi publiku, po kjo nuk do te thote qe nje dite nuk do te publikohen.

Agjenturat e BIA-se serbe, perpos ne AKI, kane ndikim teper te madh tek organet e drejtesise ne Kosove.

Tani linde pyetja: A mundet Albin Kurti me kry vetingun ne drejtesi, bashke me Albulena Haxhiun?! Kurr, kurr, kurr. Kurr, sepse keta vet i kane 100 vepra penale, edhe jane pikerisht keta qe me ba Zoti vaki e me pas force, nja 80 perqind te ne gazetareve dhe kundershtareve politik na kishin qu ne burg. Ma shume i besoje per veting Rada Trajkoviçit, se sa Albinit e Albulenes.

Albini nuk e ka hallin tek vetingu, sepse ka mision krejte tjeter, ate te shkaterrimit te shtetit, dhe krijimin e armiqesise me Perendimin. Albini me kete pune po don me shperla veten per punen e “hajnave ne burg”!!!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2002604186768281&id=100010561562194&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit