19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Zeka me paralajmërim: Nesër përgjime tronditëse që do të trëmbin prokurorinë në Hagë!

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka ka njoftuar se nesër do të publikojë disa përgjime që do të trëmbin prokurorinë në Hagë!

Në njē postim në Facebook, ai ka shkruar se nesër, për herë të parë, do të shfaqim audio-incizime tronditëse që lidhin emra të mëdhenj, agjentë të dyshimtë, manipulime ndërkombëtare, dhe një skenar të errët ku përmenden Serbia, Rusia, BIA, dhe vetë Prokuroria Speciale në Hagë.

Postimi i plotë i Zekes:

Përgjime tronditëse që do të trëmbin prokurorinë në Hagë! Kush është prapa skenarit të errët?

Nesër, për herë të parë, fiks në orën 15:00 në kanalin tim në Youtube “Me Milaim Zeken”, do të shfaqim audio-incizime tronditëse që lidhin emra të mëdhenj, agjentë të dyshimtë, manipulime ndërkombëtare, dhe një skenar të errët ku përmenden Serbia, Rusia, BIA, dhe vetë Prokuroria Speciale në Hagë.

Në këtë pjesë të parë, do të dëgjoni një bisedë të fshehtë në mes të prokurorit të lartë amerikan, Alan Tieger dhe biznesmenit, Halit Sahitaj qe nxjerr dritë mbi procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së! Kush është në këtë lojë të rrezikshme? Kush gënjeu, kush u mashtrua dhe kush po hesht?

Mos e humbisni, në 15:00 prisni bombën mbi gjëra të padëgjuara më parë, e që është vetëm fillimi i një serie prej 18 episodave telefonike që do t’i publikojmë javët në vijim!

Të ngjashme

Të fundit