3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Zeka: Kush është pro shamisë le ta vendosin në oborrin apo banesat e tyre 

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla, e cila erdhi si kërkesë nga Bashkësia Islame e Kosovës drejtuar qeverisë, ndërkohë që tashmë ka filluar edhe një fushatë për lejimin e shamisë në shkolla.

Zeka ka thënë se ai është dhe do të jetë kundër bartjes së shamisë në shkolla dhe se ata që janë për bartjen e shamisë, sipas tij, munden me i vendos ato në ambientet private.

“Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara. Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke. Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla”, ka thënë ndër tjerash Zeka, duke marrë shembull gjyshin e vet nê Obri të Skënderejat.

Zeka ka shtuar se ata që e duan Kombin duhet t’i ruajnë vlerat kulturore.

Postimi i plotë:

Lidhur me shamine

Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara.

Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke.

Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla.

Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara!

Ata qe e duan Kombin, ata qe e duan Shqiptarine dhe vendin e tyre, ata qe e duan Ameriken dhe Europen qe na kane çliruar, ata qe e dine se i Madhi Zot na ka kriju brenda nje hapesire gjeografike qe i takon Europes, Perendimit, dhe as Turqise e Arabise, duhet me i ruajt vlerat tona kulturore, historike, dhe etnografike. Asnje rrobe e huaj nuk i ka hije, as nuk i rrin bukur pemes tone Pellazge e Ilire vec kostumeve tona tradicionale.
Duhet me respektu rrenjet tona per me lyp respekt prej botes dhe per me mujt me kerku ato qe jemi tu i kerku prej pas luftes. E sot kur po kerkohet me te madhe liberalizimi i vizave, ia nisin edhe debatet per shamia. Nje hap para e tre mbrapa.

Keshtu mendoje une. Keshtu jam i gatuar!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit