26.1 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Zeka: Kurti si Vuçiqi, i përdor përplasjet në veri për politikë të brendshme

- Advertisement -

Analisti Melaim Zeka ka deklaruar se si presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë përdorur veriun e Kosovës për agjendën e tyre të brendshme politike.

I ftuar në “Top Story”, Zeka u shpreh se “Kurti luan të njëjtat karta si Vuçiqi. Ai nuk mund të rrijë në pushtet nëse nuk paraqitet agresiv me Serbinë, nëse nuk krijon tërësisht të panevojshme sikurse rasti i Veriut të Kosovës.”

Edhe Vuçiçi nga ana tjetër, tha Zeka, nuk do të fitonte zgjedhjet në Serbi këtë herë nëse nuk do ta sulmonte brutalisht Kosovën.

Zeka: Njëri nga gazetarët më të mirë botëror, Richard Zhvarc, ka pas bërë në vitin 1981 një shkrim fantastik për Kosovën; “Çfarë fsheh Jugosllavia nën gjethen e fikut”. Bëhej fjalë për demostratat e asaj koe. Tani pyetja e vërtetë është çfarë fshihet nën gjethen e fikut.

Deri tani lajmi më i mirë është liberalizimi i vizave për Kosovën, por ne kemi hyrë dhe do të hyjmë vitin e ardhshëm në një luftë shumë të rëndë politike. Një presion i jashtëzakonshëm i drejtuar ndaj mazhorancë dhe opozitës në Kosovë. Mos harroni se Vuçiç ka pasur një problem të madh për largimin e Aleksandër Vulinit, i cili fillimisht ishte ministër i Mbrojtjes, pastaj shef i Shërbimit Sekret, njeriu më i afërt i Putinit. Dhe duke luajtur rolin fantastic me Perëndimin, por edhe duke u fërkuar nga pak edhe me Lindjen dhe vendet Arabe, Vuçiqi na ka vënë politikisht në një situatë shumë të rëndë, duke shfrytëzuar edhe momentin e keq për Kosovën ku opozita dhe mazhoranca janë thellësisht të përçara.

Duma: Cila penallti thua?

 

Të ngjashme

Të fundit