-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Zeka: Kompani amerikane po i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova

- Advertisement -

Drejtori i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet jo të dëshiruara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, po ndikojnë edhe në investimet e huaja.

Ai ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova.

“Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensionove në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial”, ka thënë Zeka në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit