Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka folur rreth vrasjes së Liridona Ademajt. Zeka, ka folur për njohuritë e tij me Naim Murselin, që dyshohet se dha urdhrin për vrasjen e Liridonës.
“Jemi njohur me Naimin dhe të ndjerën. Por në Suedi, në gjendje shoku, nuk lejohet të bëhet intervistë. Nuk kemi nejt privatisht, me të ndjerën një herë kemi nejt në tavolinë. E kam njohur pak”, u shpreh Zeka.
Zeka ka mohuar se ka dëshmuar në prokurori.
“Gazetarët nuk dëshmojnë në prokurori. Ata mund të më kontaktojnë mua. Kam shumë informata, shumë sms, shumë njerëz që më janë lajmëruar edhe më kanë dërguar dëshmi që Naimi u ka marrë para hua. E kam publikuar një sms të një ushtaraku amerikan. Naimi i ka lyp 8 mijë euro borxh. Në këtë tragjedi kaq të rëndë, viktima më e madhe është Behgjet Pacolli, që ka qëlluar këshilltar i tij, i cili në mënyrë absolute nuk ka lidhje me rastin. Kurrë në jetën time nuk kam folur për devijimet seksuale të Naimit. Këto gjëra janë shpikje”, u shpreh tutje ai ë DPD te Fidani.
Zeka shprehet i bindur se Pacolli, me të cilin ka kontakte qe 30 vjet, nuk është aspak i përfshirë e as në dijeni për veprimet e Murselit.
Zeka po ashtu e ka kritikuar babain e Naim Murselit, Shaban Murselin, se del publikisht dhe e mbron djalin duke thënë se ai nuk ka dorë në vrasje.
“Dëshmitë kanë dalur. Ky i tronditur, i sëmurë mental”, ka thënë ai.
Gazetari Zeka, ka kritikuar paraqitjen e vazhdueshme të familjarëve të së ndjerës Liridonës dhe Murselit në media, po ashtu disa gazetarë në Kosovë që po e keqpërdorin rastin dhe po bëjnë prezanetime të ndryshme të vrasjes, duke mos ditur shumë fakte.
“I kam bërë thirrje familjes të mos merren me Kanun”, u shpreh ai.
“Me shiku holl-holl, baba i Naimit di gjithçka. Ka shumë yrysh me dal me fol”, u shpreh tutje, duke thënë se është i pasinqertë.
“Nuk ka treguar kurrë që Liridona ka paraqitur kërkesë për divorc”, tha Zeka.
Ai është shprehur se familjarët e të dy palëve, do të vazhdojnë të merren në pyetje.
Iditësira, i ka quajtur raportimet se Murseli ka qenë biseksual.
“S’ka asnjë argument për këtë që ai ka qenë i devijuar seksualisht. Janë shpikje”, u shpreh Zeka.
Zeka ka treguar po ashtu se e ka paditur sot babanë e Naim Murselit, Shaban Murselin “për shpifje”.
“Sot e kam paraqitur kërkesën për padi”, tha ai.