8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zeka: Albin manipuluesi po lufton për vetërrëzim

- Advertisement -

Ish deputeti Milaim Zeka ka thënë se pagat për mësimdhënësit grevistë do të ekzekutohen.

“Albini po i kërcënon punëtorët e arsimit, vetëm me i frikësu ata të sektorëve tjerë duke u thënë: Guxoni herë tjetër. Ua ndalë buken e gojes. Me opozitën po merret në mënyrë të fëlliqtë, ama mirë po ua bënë. Opozita ka 1 milion fakte për hajni, po nuk i publikon, sepse mendojnë se retorika kundër dialogut e dobëson Albinin”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Gazetari Zeka ka thënë se ka fakte kundër Kurit që e çojnë deri para drejtësisë, siç thotë ai, duke filluar nga pranimi kesh i mbi 100 mijë eurove në Frankfurt, deri të tenderat njëburimor.

“Ka fakte të mjaftueshme për Albinin dhe ministrat e tij se si kanë dhënë leje në shkëmbim të ryshfetit, e deri tek kërkesa e një zyrtareje të lartë të VV-së që i ka kërkuar një firme zvicerane 18 milionë për një investim 52 milionësh”.

“Veprimet e Albinit të çojnë në një përfundim se ky njeri manipulues, abuzues dhe arrogat, po lufton për vetërrëzim, vetëlargim!”, ka shkruar Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit