17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Zefaj: Kjo qeveri çka të prek bën dëm – janë si fëmija që veprojnë pa i ditë pasojat

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 është debatuar për udhëzimin e ri administrativ të nënshkruar nga ministri Hekuran Murati në ditën e tij të dorëheqjes e që ka të bëjë me arkat fiskale.

Engelbert Zefaj, ekspert i ekonomisë, duke e komentuar udhëzimin e ri administrativ për sistemin fiskal, ka thënë se qeveria aktuale në vazhdimësi ka planifikuar dështime dhe se edhe ky udhëzim do të jetë një dështim i radhës i tyre.

Zefaj ka krahasuar qeverinë në detyrë me veprimet e fëmijëve të vegjël, të cilët veprojnë pa ditur pasojat, ku me udhëzimin e ri administrativ synojnë shkatërrimin e komplet sistemit të deritashëm fiskal dhe ndërtimin e një sistemi të ri digjital.

“Okej, edhe mund të bëhet një ndryshim i tillë, por fillimisht duhet të caktohen objektivat dhe të jepen afatet si të bëhet ky ndryshim dhe tranzicion nga pajisjet harduerike në softuer dhe jo të bëhet shpejt një ndryshim i tillë, i cili krijon vetëm mjegull te bizneset. Bizneset që kanë pasur arka fiskale deri më tash kanë ndërruar deri më tash pesë herë mënyrën e veprimit, ndërsa ato biznese që nisin sot nuk e dinë se çka dhe si të veprojnë,” ka shtuar Zefaj.

Sipas Zefajt, bizneset që kanë qenë të fiskalizuara deri më tash me arka fiskale kanë pasur edhe shpenzime për to, si për blerje, ashtu edhe për mirëmbajtje dhe servisim, ndërsa sot me një udhëzim të ri ato pajisje duhet të hidhen.

“Ky proces i ri i fiskalizimit është përcjellë me një jotransparencë të madhe, ku bizneset pothuajse nuk kanë qenë të njoftuara fare, sepse ato do të planifikonin me kohë edhe shpenzimet e tyre për këtë proces dhe jo të bëhet një prerje si kjo, ku bizneset që kanë shpenzuar për arka fiskale kanë shpenzuar kot, ndërsa ato që nuk janë pajisur duhet të presin për sistemin e ri, i cili nuk dihet se kur do të vijë. Sistemi elektronik është dashur të jetë gati në momentin e nënshkrimit të udhëzimit administrativ e jo tash të presim, e sa do të presim askush se di,” ka thënë Zefaj.

Janë me mijëra biznese që do të përdorin sistemin e ri digjital fiskal, i cili nuk dihet se kur do të hyjë në sistem, derisa nuk ka afat se kur shteti do të fillojë me ndëshkime për ato biznese që nuk fiskalizohen me sistemin e ri.

Të ngjashme

Të fundit