Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka folur për kushtet që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë në Hagë.
Griep tha se rregullorja dhe kushtet në qendrën e paraburgimit janë përpiluar në koordinim me Kryqin e Kuq, ashtu që sipas saj, të sigurohet zbatimi i standardeve më të larta ndërkombëtare.
Por, sipas Griep, në raport me regjimin e vizitave, secili i burgosur mund t’i shfrytëzoj 10 ditë nga 30 ditë të çdo muaji për vizita.
“Sa i përket ndalesave që u janë vënë Thaçit, Veselit dhe Selimit në dhjetor të 2023-ës për shkak të transkripteve që ka dorëzuar Prokuroria e në bazë të së cilave pretendohet se këta të tre të akuzuar kanë mundur të zbulojnë informacione konfidenciale tek vizitorët e tyre. Ndalesat zbatohet vetëm për ato që duhet vizita jo të privilegjuara, pra vizita personale, por nuk aplikohen për vizita private, si për bashkëshortin apo fëmijët apo edhe avokatin”.
“Vizitat e privilegjuara janë ende nën monitorim aktiv. Kjo do të thotë që për shkak të lehtësimit të monitorimit, vizitat jo të privilegjuara të reduktohen në pesë për periudhën 30 mujore. Kjo nuk i përfshin vizitat private me avokatin apo ato me video dhe ende këto vizita mund të realizohen me vetëm nga një person”, tha Griep për Klanin.
Më tej, ajo foli edhe për rregullat që i nënshtrohen të paraburgosurit që po mbahen në Hagë, duke thënë se ato janë të njëjta që zbatohen në të gjithë Holandën.
Të paraburgosurit i nënshtrohen të njëjtave rregullave që zbatohen në të gjithë Holandën, së paku për standardet mjekësore. Ka një doktor brenda qendrës së paraburgimit që i viziton të ndaluarit rregullisht.
“Ata mund të bëjnë kërkesë të vizitohen nga një mjek apo t’i nënshtrohen kujdesit shëndetësor. Mund të kërkojnë edhe trajtim special mjekësor dhe mund të kërkojnë shërbime mjekësore nga jashtë dhe nëse s’kanë mjete të mjaftueshme financiare për të paguar për këtë trajtim special, mund t’i kërkojnë regjistrit dhe Dhomave të Specializuara që të paguajnë për to. Megjithatë, nuk japim informacione nëse kjo ka ndodhur për shkak të privatësisë”, tha ajo.