Klan Kosova ka publikuar pamjet e takimit të zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj.
Aty, shihen duke biseduar mes vete.
Zëdhënësi i VV-së njoftoi edhe vetë për takimin, por duke provuar të bëjë ironi.
Takimi vjen pak ditë pasi Blerim Haxhiaj e intervistoi Kurtin, duke e përkëdhelur me pyetje.