Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë një reagim të përçudshëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Manxhuka, në mungesë të argumenteve, ka përkujtuar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të para dy viteve.
“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”, ka thënë ai.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke gjetur shkelje flagrante, përfshirë edhe rrezikun për politizim.