22.2 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Zëdhënësi i Speciales flet për gardianin prokuror, grafitet për Fadil Gecin e kufizimet e vizitave ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kufizimi i vizitave, gardiani që u bë prokuror e rikthimi disa grafite kundër Fadil Gecit që kishte dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, janë disa nga çështjet për të cilat është deklaruar Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, Michael Doyle në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online.

Doyle për Ekonomia Online ka treguar gjoja arsyet se pse u vendosen kufizimet e vizitave për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, por nënvizon se ata po vazhdojnë të kenë vizita private me familjarët. Por ai e hedh poshtë se ky kufizim është shkelje e të drejtave.

“Ndoshta i referoheni vendimit që u mor në lidhje me z. Thaçi, z. Veseli dhe z. Selimi. Trupi gjykues mori një vendim për të vendosur disa kufizime në vizita, pasi u bë e ditur se këta tre të akuzuar dukeshin se po zbulonin informacione konfidenciale nga procedurat ose dëshmitë e dëshmitarëve te vizitorët e tyre në objektet e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata vendosi disa masa, si p.sh. monitorim më aktiv të vizitave personale dhe komunikimeve. Por është me rëndësi të theksohet se të akuzuarit ende kanë vizita private me familjarët, bashkëshortet dhe fëmijët, pa praninë apo dëgjimin e oficerëve të paraburgimit, dhe gjithashtu kanë vizita të rregullta personale, vizita me video, dhe komunikime telefonike me familjarë dhe miq. Pra, ata vazhdojnë të kenë vizita. Gjithashtu, nuk është vlerësuar se kjo është shkelje e të drejtave të tyre. Ka disa mekanizma në dispozicion për të paraburgosurit nëse mendojnë se të drejtat e tyre po shkelen. Ata mund të ankohen te Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, dhe raportet mbi ato ankesa janë publike. Mund të ankohen te drejtori i paraburgimit dhe ta çojnë ankesën deri te trupi gjykues nëse nuk janë të kënaqur. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bën inspektime të pavarura dhe të papritura në qendrat e paraburgimit. Nuk ka ndonjë tregues që të drejtat e tyre të jenë shkelur”, tha Doyle në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online.

Në mesin e shumë gjërave të pakuptimta që po ndodhin në Gjykatën Speciale gjatë procesit të ish-krerëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte edhe çështja e gardianit që u bë prokuror në këtë rast.

Por për zëdhënësin Michael Doyle, tentoi të jap një shpjegim e që në fund thotë se statusi i rojës së burgut si prokuror, është çështje e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Kjo ishte një çështje gjatë një seance, kur z. Thaçi dhe ekipi i tij mbrojtës ngritën shqetësime për një konflikt interesi të mundshëm, duke thënë se një prokuror kishte punuar më herët në objektet e paraburgimit. Trupi gjykues, si masë për të siguruar që z. Thaçi të ndihej rehat me situatën, e zëvendësoi atë prokuror me një tjetër. Më pas, mbrojtja kërkoi informacione shtesë nga Prokuroria dhe Regjistri. Regjistri e shqyrtoi çështjen dhe konstatoi se nuk kishte asnjë dokument, shënim apo korrespondencë të brendshme që të mbështeste shqetësimet, dhe se nuk kishte asgjë që sugjeronte se individi në fjalë kishte qenë i përfshirë në ndonjë përplasje verbale apo fizike me të akuzuarit. Pra, nuk ka asgjë që të sugjerojë një gjë të tillë. Sa i përket statusit të këtij personi si prokuror, kjo është çështje e Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, tha ai mes të tjerash për Ekonomia Online.

Së fundmi Prokuroria e Specializuar në Hagë për t’ia vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi riktheu grafitet kundër Fadil Gecit. Zëdhënësi edhe këtu preferoi që gjitha këto t’i arsyetojë si procedura të procesit.

“Më vjen keq, nuk jam i informuar për grafitet specifike për të cilat po flisni, por e di që çdo dy muaj, trupi gjykues duhet të rishqyrtojë nëse paraburgimi vazhdon të jetë i justifikuar. Ata kanë marrë parasysh klimën e vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë ndaj personave që dëshmojnë ose mendohet se do të dëshmojnë në gjykatë, dhe ky ka qenë një faktor i rëndësishëm në vendimet e tyre deri më tani. Por për rastin konkret që përmendët, nuk kam informacion”, deklaroi Michael Doyle në intervistën e dhënë për Ekonomia Online

Të ngjashme

Të fundit