25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kurti për rastin e Klinakut të OVL-së dha deklaratë për policinë nga kryeministria

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryezi, ka reaguar ndaj raportimeve në media për intervistimin e kryeministrit Albin Kurti nga Policia e Kosovës, për rastin e me Faton Klinakun e OVL-UÇK-së.

Sipas Kryeziut, s’është e vërtetë që Kurti ka shkuar në Polici për të dhënë deklaratë, por se një procedurë të tillë e ka kryer nga kryeministri, para zyrtarëve policorë.

“Kryeministri Kurti deklaratën e tij para zyrtarëve policorë e ka dhënë në zyrën e tij, e jo NË polici, siç pretendojnë në tituj dhe shtrembërojnë informacionin portalet”, ka shkruar Kryeziu.

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, është njëri nga dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Aktakuza ndaj tij është ngritur me 01/08/2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i akuzuari Faton Klinaku më 29.08.2023 ka kanosur përmes rrjetit social Facebook kryeministrin Kurti, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese.

Më pas, sipas Prokurorisë, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin, më 30.08.2023 Klinkau prapë ka përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese, ku ka shkruar “..prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postim i mëhershëm: Më parë e vrasë Albin Kurtin se sa t’ia lëshoj rrugën e të iki nga Kosova”.

Kurti ka refuzuar paraqitjen e tij para Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, ku është ftuar për të dëshmuar. Sipas Kurtit, prokurorët duhet t’i shkojnë në kryeminstri për ta intervistuar.

Të ngjashme

Të fundit