Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë që sa i përket qëndrimit të ekzekutivit për grevat, vlen ajo që parimi pagë për punë do të respektohet.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu e ka rishpërndarë statusin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke theksuar që mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen.
Ndryshe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kohë sa ishin në grevë, tha se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim.
Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=617167776574040&id=100048424694327