Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, thotë se ‘kurrë nuk i kemi pasë punët më keq me ShBA-të sesa tani’.
Në një postim në Facebook, ai ironizon me Kurtin, i cili para pak ditësh tha se “raporti jonë me SHBA është shumë i mirë, por kjo nuk do të thotë se pajtohemi absolutisht për gjithçka”
Postimi i plotë:
“Kurti –
pak me dinakëri prej ballkanasi të pa dalun,
pak me konfidencën e populistit kryeneç
e më së shumti me dyshimin e zyrtarizuar kundër SHBA-së – prap konstatoj se :
“raporti jonë me SHBA është shumë i mirë, por kjo nuk do të thotë se pajtohemi absolutisht për gjithçka”.
Ne kurrë nuk i kemi pas punët më keq me SHBA-n e ky prapë del si Kryeministër dhe e relativizon problemin, e minimizon dëmin dhe për të dytën herë gënjen edhe pse, Ambasadori i SHBA-ë në Prishtinë i tha para dy tre ditëve me fjalë tjera “mos rrej” se punët nuk i kemi hiç mirë. Populist hesapi”.