8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zëdhënësi i Ferizajt me akuza ndaj Kurtit: Na ndale projektin, por ne prapë jemi të mirë të japim shtalba

- Advertisement -

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot në Ferizaj, më saktësisht në fshatin Jezercë, aty ku u mbajtë ‘Ndeja e Shtalbave’.

Marevci përmes një shkrimi në Facebook ka hedhur akuza ndaj kryeministrit, duke ia përmendur atij problemet me të cilat përballet ky qytet.

Ai e akuzoi se e ka ndalur projektin për asfaltimin e rrugicave të Jezercit.

“Kryeministri Kurti sot paska qenë në Ferizaj, respektivisht në fshatin Jezercë…Por, mos harroni jo për naj projekt si p.sh, Ujëmbledhësin e Jezercit, por për me ngranë ”SHTALBA”.

Ndoshta ka edhe i ka pa që kanë mbet shumë rrugica të Jezercit pa asfaltu, por ato rrugica kanë qenë në buxhet, edhe janë fillu edhe tu u punu Kryeministër, por i hoqe si shumë projekte të tjera, këtij qyteti me kaq shumë potencial turistik e ekonomikë”, shkroi Marevci.

Tutje ai duke ironizuar uroi që shtalbat e Jezercit kanë qenë të pjekur mirë e nuk e kanë munduar kryeministrin.

“Na jemi të mirë apet, të japim “SHTALBA” por dashtë Zoti kanë qenë të pjekun mirë e nuk të kanë mundu, se njëmend nuk e di ae din që edhe SPITALIN Regjional nuk është tu vazhdu me u ndërtu e nuk kemi pas kushte te ky i moçmi! Nejse, shnet e t’mira tu paçin ba SHTALBAT!”, tha ndërtjerash Marevci.

Kujtojmë se kjo ndejë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje si një vendtakim me mërgimtarët.

Kryeministri Kurti, sot paska qenë në Ferizaj, respektivisht në fshatin Jezercë…Por, mos harroni jo për naj projekt si…

Posted by Selim Marevci on Saturday, August 6, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit