-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Zëdhënësi i AAK’së kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet, shkruan Periskopi.

“Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve të jo vetëm Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim.”- ka shkruar Xhemaili në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim.

E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve. Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder.

Jam pafundësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga kryetari Ramush Haradinaj, dhe strukturat e AAK-së që unë të jem në listën garuese për deputet!

Na priftë e mbara!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit