1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Zëdhënësi i AAK-së, Sveçlës: Para se të komentosh veteranët, trego si e punësove motrën në Ministrinë e Bujqësisë

- Advertisement -

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi që ky i fundit komentoi protestën e veteranëve duke thënë se shumica prej tyre ishin militantë të AAK-së dhe PDK-së.

Blaka ka thënë se ministri Sveçla në vend se të komentojë veteranët, duhet të përgjigjet se si e punësoi motrën e tij në Ministrinë e Bujqësisë.

Ai ka thënë se shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po ndihen të tradhtuar, për shkak se u lanë anash e nuk u punësuan askund.

Shkrimi i plotë: 

Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit “korit gazmor” për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit