Deputeti i Vetëvendosjes Faton Peci ka provuar ta zbus situatën, pasi shefi i tij ditën e zgjedhjeve iu tha ‘hajvana’ liderëve të partive opozitare. Sipas Pecit, i cili foli në ‘Pressing’ të T7, së pari Kurti iu referua veç një eksponenti të LDK-së, e jo Abdixhikut ose Bedri Hamzës, dhe e dyta, ai s’është i lumtur që e ka përdorur at fjalë.
“Referimi ka qenë kryesisht për një individ, nuk ka qenë për parti politike. Njëri prej eksponetëve të LDK-së, është i Ferizajt, ka bërë disa premtime dhe disa pika të programit të LDK-së që i ka shpalos, e në disa pika thjesht ka qenë një vlerësim që ai ka dhënë zotime publike për koston financiare për buxhetin e ardhshëm. Sa që projeksioni për buxhetin e ka tejkaluar edhe pjesën e bruto produktit. Nuk mendoj që iu ka referuar (Hamëz dhe Abdixhikut)…”, ka thënë Peci.
“Tash as kryeministri Albin Kurti nuk është i lumtur pse e ka përdor një shprehje”