Zv/kryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, pasi mbrëmë u shpreh pak e revoltuar me Kurtin, sot u zbut.
Ajo tha se do të votojnë për formimin e qeverisë, dhe nuk pati ndonjë fjalë për Duda Baljen.
“Ne jemi pjesë e qeverisë, jemi pjesë e qeverisë. Unë nuk e kam marrë ofertën me qenë ministreshë. Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri. Patjetër”, tha ajo