27.9 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Zbuloni gabimin që shumica bëjnë kur lajnë dhëmbët në mëngjes

- Advertisement -

Një dentiste ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas rrëfimit se ka larë dhëmbët gabim për vite me radhë.

Në një video të publikuar në TikTok, Patty Cabo zbulon se një ndryshim i thjeshtë në rutinën e mëngjesit mund të ketë ndikim të madh në shëndetin e gojës.

Sipas saj, shumë njerëz bëjnë gabimin e zakonshëm të larjes së dhëmbëve pas mëngjesit.

“Gjithë jetën time kam larë dhëmbët në mënyrën e gabuar”, rrëfen ajo, duke shtuar se vetëm së fundmi ka kuptuar se kjo praktikë mund të dëmtojë më shumë sesa ndihmon.

Dentistja shpjegon se gjatë natës, goja bëhet më acidike dhe krijon një mjedis ideal për përhapjen e baktereve, gjë që shpjegon pse në mëngjes ndjejmë erë të keqe nga goja.

Nëse i lajmë dhëmbët pas mëngjesit, thotë ajo “thjesht po gëlltisim bakteret e natës bashkë me ato të ushqimit”.

Nga ana tjetër, larja e dhëmbëve menjëherë sapo zgjohemi nuk është zgjidhja ideale, pasi smalti mund të dëmtohet për shkak të aciditetit të lartë të gojës në atë moment.

Kur zgjoheni, pini një gotë ujë për të ndihmuar në neutralizimin e aciditetit. Më pas, prisni rreth 10 minuta dhe lani dhëmbët për të eliminuar bakteret e akumuluara gjatë natës

Vetëm pas këtij hapi, thotë ajo, mund të shijoni mëngjesin – qoftë ai një vakt i thjeshtë si fruta apo një mëngjes më i pasur me ushqime si kos, drithëra apo proshutë.

Ajo e mbyll këshillën me një paralajmërim të rëndësishëm:

“Mos e anashkaloni mëngjesin, është vakti më i rëndësishëm i ditës.”

Të ngjashme

Të fundit