5.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk bëni dush për dy ditë, nuk do t’ju pëlqejë aspak

- Advertisement -

Të bërit dush është një rutinë e përditshme për shumicën prej nesh, por nëse ndonjëherë e neglizhoni të laheni sepse jeni me nxitim në mëngjes, duhet ta mendoni dy herë.

Sipas një artikulli të botuar nga TwentyTwoWords, nëse nuk bëni dysh për dy ditë, trupit tonë mund t’i ndodhin disa gjëra jo të mira. Një ndër to janë shumimi i baktereve.

Njerëzit mbajnë rreth 1.000 lloje të baktereve në trupin e tyre, përfshirë 40 lloje të kërpudhave. Edhe pse shumica e këtyre baktereve janë të mira për ne, është e nevojshme që t’i ndihmojmë në luftimin me bakteret e këqija.

Ju nuk mund të hiqni bakteret nëse nuk bëni dush dhe nëse ato hyjnë në sytë tuaj, hundë dhe gojë mund të sëmureni.

Bakteret janë gjithashtu shkaku i erës së trupit. Në fakt, gazrat e lëshuar nga bakteret, thuhet se mund të çojnë në rreth 30 erëra të këqija.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bindur që të bëni dush shpesh, ekziston një arsye tjetër e shkëlqyeshme për të qenë të pastër, pasi është gjithashtu jetike për lëkurën e shëndetshme.

Dushi ndihmon për të mbajtur pa njolla lëkurën duke parandaluar krijimin e vajrave në lëkurë.

“Djersa e kripur e cila thithet nga rrobat pranë lëkurës tuaj, çon në acarim dhe rritjen e gërvishtjeve të vogla ose prishjen e lëkurës,” tha mjeku Holly L. Phillips, për Women’s Health. “Kjo mund të rrisë rrezikun tuaj nga infeksione bakteriale dhe kërpudhore, si bakterie staf ose kërpudhat që shkaktojnë kruajtje”.

Pasi të bëni dush, Phillips thotë se është thelbësore të ndryshoni rrobat tuaja që keni pasur në punë apo palestër. Dermatologët rekomandojnë që gjithmonë t’i mbani sqetullat dhe fytyrën e pastër, pasi këto zona thuhet se janë veçanërisht të prira për tërheqjen e baktereve.

Por ka një lajm të keq edhe për ata që bëjnë dush shumë shpesh dhe me kohë të gjatë. Kjo gjë nuk i bën mirë lëkurës suaj. Të qëndrosh shumë kohë në dush, mund të heqësh vajrat nga trupi juaj, të cilat mund ta lënë lëkurën tuaj të ndihet e thatë dhe e acaruar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit