Ndër ta, një emër i njohur është ish-kryeministri dhe deputeti aktual, Ramush Haradinaj, i cili bashkë me bashkëshorten, gazetaren e mirënjohur Anita Muçaj Haradinaj, kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre.
Anita Muçaj Haradinaj, e cila shquhet si një figurë e njohur në mediat dhe televizionin shqiptar, dhe veçanërisht si prezantuese e lajmeve në RTK, ka deklaruar se zotëron mbi 58 mijë e 800 euro në para të gatshme. Këto të ardhura kanë ardhur nga qeraja dhe pagesat që ajo e merr për pjesëmarrjen në projekte të ndryshme. Po ashtu, Anita ka në pronësi një automjet të markës BMW, me një vlerë të deklaruar prej 8000 eurosh.
Të ardhurat vjetore të Anitës nuk përfundojnë këtu, pasi ajo ka raportuar po ashtu se ka fituar 50 mijë euro nga një biznes ku është aksionare. Shtojmë këtu edhe 15 mijë e 800 euro nga Bashkia e Tiranës dhe nga angazhimi i saj me KLAN TV, si dhe një tjetër 48 mijë euro nga qiraja e një shtëpie në Prishtinë.
Të ardhurat vjetore të çiftit Ramush dhe Anita Haradinaj (Foto: APK)
Deklarimi i pasurive të zyrtarëve është një proces vital në luftën kundër korrupsionit dhe për të rritur llogaridhënien e zyrtarëve publikë ndaj qytetarëve. Ky proces shërben për të ofruar një pasqyrë më të qartë të aktiviteteve financiare dhe burimeve të të ardhurave të zyrtarëve në detyrë dhe të afërmve të tyre.