Në Drenas gjatë ditës së shtunë është zbuluar shtatorja e heroit Asllan Fazliu.
Ceremonia u mbajt në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” ku morën pjesë qytetarë, familjarë dhe bashkëluftëtarë.
Manifestimi përkujton jetën dhe veprën e heroit Asllan Fazliu, një ndër figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës. Vendosja e shtatores së tij është një shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tij.