Sonte është zbuluar sekreti që Miri e kishte mbajtur të fshehtë prej javësh brenda shtëpisë së BBV.
Në klipin e transmetuar, u bë e ditur se babai i Selinës e kishte quajtur Mirin “përvers”, duke e akuzuar se po luan me ndjenjat e vajzës së tij.
Ky detaj tronditi jo vetëm banorët, por edhe vetë Selinën. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe shokues, teksa u pa e prekur thellë nga ajo që dëgjoi.
Atmosfera në shtëpi u tensionua menjëherë pas transmetimit të sekretit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo deklaratë në raportin mes Selinës dhe Mirit në vazhdim të lojës.






