30.6 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

- Advertisement -
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016.

Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe, duke qenë një nga çiftet më të njohura dhe të shquara në skenën ndërkombëtare.

Vetëm pak ditë më parë, CR7 i propozoi asaj martesë, siç e ndau Georgina në rrjetet e saj sociale, duke treguar unazën mbresëlënëse të fejesës, e cila vlerësohet të paktën gjashtë milionë euro.

Ky ishte mesazhi nga influencuesja: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Epo, në ‘D Corazon’, gazetari Alberto Guzman dha detaje rreth planeve të dasmës së çiftit.

Alberto Guzman jep më shumë detaje

“Mund t’ju them se nuk ishte dhurata e vetme që i ka bërë Georginas – unaza – por i ka dhuruar asaj edhe një Porsche, dy ora, me vlerë më shumë se 50 mijë euro dhe rroba nga dy stilistë të njohur për më shumë se 30 mijë euro”.

Në këtë drejtim, gazetari dha më shumë aspekte kyçe rreth një martese hipotetike midis të dyve.

“Kam folur me një person të afërt me Georginan, sepse po shqyrtojnë se kur do të jetë dasma. Me sa duket data nuk është caktuar ende”.

“Por ata më thonë se ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë pas 19 korrikut 2026, kur përfundon Kupa e Botës, të cilën Cristiano Ronaldo dëshiron ta luajë, në moshën 41 vjeçare, dhe t’i thotë lamtumirë botës së futbollit”, shtoi ai.

Së fundmi, Guzman zbuloi se ku mund të mbahet dasma.

“Duket se kjo tregon se dasma mund të mbahet në Portugali”, tha ai. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit