Mediat amerikane pretendojnë se Ben Affleck dhe ish-gruaja e tij Jennifer Lopez kanë shkëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve.
Page Six shkruan se Affleck i ka dhuruar këngëtares një libër të firmosur nga Marlon Brando. Pronari i Mystery Pier Books Louis Jason e zbuloi atë. Ai pretendon se aktori ka blerë disa libra këtë fundjavë.
Këtë e kanë konfirmuar burime pranë aktorit.
“Ben i dha Jennifer një libër sepse ajo është një fanse e Marlon Brandos. Të dy blenë dhurata për fëmijët e njëri-tjetrit. Nuk ishte asgjë luksoze, por është një shenjë vëmendjeje, sepse pavarësisht divorcit, ata mbetën miq të mirë”, pohojnë burimet.