U publikuan zyrtarisht renditjet e Golden Boy 2025, me yllin e PSG-së Desire Doue që u shpall fitues absolut i çmimit, falë një epërsie mbresëlënëse në votim.
Një element interesant i renditjes ishte diferenca minimale prej vetëm 3 pikësh mes Arda Guler i cili u rendit i dyti, dhe Dean Huijsen, që u pozicionua i katërti.
Ndërkohë, Pio Esposito u nderua me çmimin Italian Golden Boy dhe u klasifikua në vendin e nëntë në renditjen globale.
Ja renditjet e plota:
1. Desire Doue – 450 pikë
2. Arda Guler – 163 pikë
3. Pau Cubarsi – 161 pikë
4. Dean Huijsen – 160 pikë
5. Kenan Yildiz – 148 pikë
6. Franco Mastantuono – 41 pikë
7. Warren Zaire-Emery – 37 pikë
8. Jobe Bellingham – 28 pikë
9. Francesco Esposito – 19 pikë
10. Lucas Bergvall – 13 pikë






